Rreth Nesh
"Intermedica nuk ndalet."
“Dermoestetika, një tjetër standard i saj!”
Prej thuajse 30 vitesh, Intermedica është një nga institucionet private më të besuara në fushën e diagnostikës laboratorike dhe mjekësore në Shqipëri.
Dermadvance është pjesë e këtij standardi, si qendër e specializuar në dermatologji dhe estetikë mjekësore në Tiranë, ku ekspertiza mjekësore, teknologjitë e avancuara dhe protokollet e personalizuara bashkohen për të ofruar një kujdes të plotë dhe të sigurt për çdo pacient.
Zbuloni përvojën më të mirë të Bukurisë
Një përvojë Unike
Në Dermadvance, çdo trajtim ndërtohet mbi analiza të kujdesshme, protokolle të personalizuara dhe teknologji të klasit të parë. Ne besojmë në estetikë të balancuar, rezultate të parashikueshme dhe transformime që ruajnë harmoninë natyrale të fytyrës dhe trupit.
- Teknologji e validuar klinikisht nga markat më të njohura ndërkombëtare.
- Protokolle të personalizuara dhe qasje e bazuar në evidencë.
- Ekspertizë e specializuar në dermatologji klinike dhe estetikë mjekësore.
- Rezultate elegante & natyrale, pa kompromis në siguri.
Dermatologji Klinike Premium
Diagnozë e Avancuar Dermatologjike
Identifikim i saktë i patologjive të lëkurës, flokëve dhe thonjve përmes vlerësimit klinik të specializuar.
Trajtim i Patologjive Komplekse
Menaxhim i akneve rezistente, rosaceas, dermatozave inflamatore, psoriazës, alopecisë dhe infeksioneve mykotike.
Protokolle të Personalizuara
Çdo plan trajtimi ndërtohet në mënyrë individuale, sipas nevojave specifike të pacientit.
Qasje Klinike të Rafinuar
Përdorim i analizave të detajuara dhe standardeve të avancuara për rezultate të sigurta dhe të qëndrueshme.
Diagnozë dhe menaxhim i patologjive të lëkurës, flokëve dhe thonjve përfshirë: akne rezistente, rosacea, dermatoza inflamatore, psoriazë, alopecia, infeksione mykotike, alergji, lezione të lëkurës dhe patologji të tjera që kërkojnë qasje të specializuar.
Qasje individuale, protokolle të rafinuara dhe analiza të detajuara.
Na Kontaktoni
Nëse keni pyetje në lidhje me shërbimet, doni të caktoni një takim ose thjesht keni nevojë për ndihmë, ne jemi këtu për t’ju ndihmuar. Na kontaktoni në një nga format tona të kontaktit nëpërmjet telefonit, email-it ose vizitoni klinikën tonë.




















